Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, konkretisht nga Stacioni Policor – Fushë Kosovë, pas një pune intensive disa mujore të Sektorit të Hetimeve të stacionit policor të lartcekur, ka arritur të identifikoj personat për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale ‘Vjedhje e Rëndë’ (vjedhje nga vetura), raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, sektori i Hetimeve në Stacionin Policor – Fushë Kosovë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar dy urdhër kontrolle në dy lokacione të ndryshme.
“Në njërin nga këto lokacione janë konfiskuar prova materiale, dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar D.H M/SH/K viti i lindjes 1995, dhe D.K M/SH/K viti i lindjes 1991”, bën të ditur policia.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati