Policët hetues të stacionit policor në Ferizaj, gjatë patrullimit, sipas planit operativ ‘’Parandalimi i vjedhjeve ‘’, mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj afër një qendre tregtare kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës Opel me targa të Maqedonisë së Veriut, thuhet në një komunikatë për media.
Gajtë kontrollimit të personave dhe automjetit, në automjet janë gjetur disa palë rroba të vjedhura nëpër lokale të ndryshme në Ferizaj.
Të dyshuarit me inicialet A.S ( M/M) i moshës 27 vjeçar dhe B.J (M/M) i moshës 34 vjeçar janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Vjedhje’’./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...