Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde” ndaj viktimës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, fishekë, pushkë ajrore dhe dy vetura.
“Prizren / Shkurt 2021. Nga njësitë relevante policore me datën 26.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Fajde ndaj viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dyshuarve dhe një veture të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me 13 fishek, një pushkë ajrore, 42 copë fishek cal. 9×19 mm, një fishek cal. i panjohur dhe dy automjete, Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...