Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

09:23 | 14 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Njësiti policor në mesditën e së dielës ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, raporton Policia e Kosovës.

Në veturë gjendeshin edhe dy pasagjerë të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri nga ta, nga dritarja e veturës ka hedhur një armë.

Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikatorë me pesë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit  dërgohen në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme