Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas një pune mirë të organizuar operacionale gjatë hetimit të një rasti, ka arritur tek informata se dy të dyshuar Kosovar Shqiptar D.M.(1976) dhe E.M. (1980) posedojnë një armë zjarri.
Në lidhje me këtë ky njësit pas koordinimit dhe marrjes së lejes nga Prokurori i Shtetit ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të shtëpisë së të dyshuarve ku ka arritur të gjejë dhe konfiskoj një armë zjarri të llojit Pietro Beretta Gardone V.T. të kalibrit 7.65 mm, shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një karikator.
Arma së bashku me provat tjera materiale janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit