Dy persona në Prishtinë janë zënë mbrëmë me kokainë dhe marihuanë.
Sipas raportit të Policisë, tek njëri është gjetur marihuanë ndërsa tek tjetri janë gjetur dy qese kokainë.
Pas arrestimit dhe intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 25.05.2023 – 19:48. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek njëri i dyshuar është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa tek tjetri i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
BE-ja bëhet gati për temperatura të larta
OKB-ja paralajmëron rrezikun e vdekjes nga uria në disa vend...
Bërnabiq: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë
Sulmohen veturat e mediave në Leposaviq
Llapi ndanë rrugët me mbrojtësin brazilian Fernandinho
Edhe Hetemi i dërgon letër KOSTT-it e ZRrE-së për nisjen e p...