Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, të dyshuar për vjedhje.
Në njoftimin e policisë thuhet se në vendngjarje kanë dalur edhe njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë dalë dhe kanë takuar sigurimin e objektit, i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona.
Me datën 03.06.2023, Stacioni Policor në Pejë është informuar nga një ankues se në një market në Pejë, brenda tij gjenden dy persona të dyshuar për vjedhje.
‘Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë kanë dalë dhe kanë takuar sigurimin e objektit, i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona. Menaxheri i marketit ka hapur derën e hyrjes dhe policia ka hyrë brenda ne market dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ishin maskuar”, thuhet në njoftim.
B. B. i lindur 1997. Dhe A. S. i lindur 2001, janë intervistuar nga hetuesit dhe ata janë recidivistë të disa veprave penale “Vjedhje e rëndë” në qytetin e Pejës.
Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dёrguar në mbajtje pёr 48- orë./Arbresh.info/


Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...