Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhjen e çantave të katër grave të nacionalitett serb në Mitrovicën e Veriut.
Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për Arbresh.info se te dyshuarit jane arrestuar sonte me date 22.01.2024 nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovica Veri dikur rreth ores 19:30 përballë shtëpisë së Shëndetit në Mitrovicën veriore.
“Ne Stacionin Policor Mitrovicë veri, nga data 11.01.2024 deri me datën e sotme 22.01.2024 jane raportuar 4 raste në të cilat viktima kanë qenë femrat e nacionalitetit Serb, e të cilave nga persona te panjohur iu kane vjedhur qantat e krahut derisa te njejtat kan qene duke ecur rruges. Prej tyre, nga ana e Prokurorit 2 jane cilesuar Grabitje, dhe 2 jane cilesuar ,,Vjedhje e rende” dhe njera ,,Vjedhje”.”, tha Elshani.
Ai bën të ditur se rasti i pare ka ndodhur më 11 janar rreth orës 18:30 ne rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qene një grua e nacionalitetit Serb, të cilës i është vjedhur çanta në të cilën kanë qenë 50 euro, 4000 dinarë si dhe dokumentet personale te Shtetit te Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur më 13 janar rreth orës 20:20 ne rrugën ,,Knjaz Millosh” ku viktime ka qenë një grua e re Serbe të cilës i është vjedhur çanta e krahut derisa ka qene duke ecur rrugës e vetme.
Me këtë rast të njëjtës i janë vjedhur dokumentet zyrtare, bën të ditur Elshani.
Sipas Elshanit, rasti i tretë ka ndodhur më 20 janar rreth orës 22:25 ne rrugën Kral Petar në Mitrovicën veriore ku viktime ka qene po ashtu një grua e nacionalitetetit serb të cilës i është vjedhur çanta e krahut ku në të, siç thotë Elshani ka pasur një telefon, një pjese te vogël te parave, si dhe dokumentet e Kosovës dhe Serbisë.
Rasti I fundit, zëendësdrejtori Elsahni thotë se ka ndodhur më d 22 janar rreth orës 18:00 në rrugën ,,Knjaz Millosh” ku përsëri viktime ka qene një grua serbe e moshës së re, të cilës i është vjedhur çanta nga krahu dhe ne qante ka pas dokumentet personale te Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Elshanit të dyshuarit;
“Gjatë bisedës me të dyshuarit, të njëjtit janë treguar bashkëpunues dhe kanë pranuar se i kanë vjedhur çantat dhe se bashku me te dyshuarit janë gjetur deri me tani 3 çanta se bashku me dokumentet.”, ka thënë Elshani.
“Ne konsultim me Prokurorin e shtetit te dyshuarve u caktohet masa e ndalimit deri në 48 ore.”, bën të ditur ai/Arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit