Janë arrestuar dy persona, të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në së paku shtatë raste të vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në Drenas.
Policia njofton se ndaj të dyshuarve E.J 18 vjeç dhe E.F 17 vjeç është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëjtat vepra është intervistuar edhe i dyshuari i tretë V.S, i mitur, i cili është arrestuar për një vepër tjetër në rajonin e Mitrovicës.
“Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, bën të ditur policia./Arbresh.info/



Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës