Janë arrestuar dy persona nën dyshimin për dhunimin e një 16 vjeçare.
Rasti ka ndodhur gjatë muajve shkurt dhe mars në komunën e Gjilanit, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria.
Dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet.
Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan./arbresh.info/
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...