Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – DHTN, pas informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative në teren, me datë 01.06.2022 në rrotullimin hyrje-dalje në autostradë Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur : 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë gjithsej rreth 18 kg.
“Gjatë zhvillimit të operacionit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:1 veturë e tipit Renault me targa vendore, 1 veturë e tipit Audi me targa vendore, 2 telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë” bënë të ditur policia, shkruan arbresh.info.

Me vendim mbi ndalimin e personave, dy të dyshuarve meshkuj/kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull/kosovar gjendet në arrati.
Të gjitha dëshmitë lidhur me rastin janë fotografuar dhe tërhequr nga Njësia e Krim Teknikës ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...