Arrestohen 4 persona në Fier, ja për çfarë akuzohen

17:27 | 13 Janar 2022

Një 29-vjeçar në Fier është vënë në prangat e policisë, pasi u kap me 25 doza kanabis gati për shitje në makinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 29 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, gati për shitje, 1 peshore elektronike, 2 kuti grirëse dhe qese farmaceutike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike”.

Ndërkaq, policia vuri në pranga edhe tre persona të tjerë.

Shtetasin L. B., 24 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas kapjes dhe ndalimit të tij, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një palë targa të një automjeti tjetër.

Shtetasin R. D., 22 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. T. (D)., 27 vjeç, banues në Suk 1, Roskovec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara