Policia e Kosovës të enjten ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në të cilën është folur për disa raste aksione të ndërmarra nga Policia.
Nënkolonel, Rexep Fetahu ka thënë se të enjten është realizuar një aksion nën dyshimin e fajdeve dhe krimeve, shkruan Arbresh.info
“ Drejtoria për Hetime të krimit të organizuar sot ka ndërmarrë një operacion në të cilin janë arrestuar pesë persona dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet e të dyshuarve ndera dy të tjerë janë në kërkim”, ka thënë ai.
Fetahu ka shtuar gjithashtu se aksioni është zhvilluar në 11 lokacione.
“Operacioni është zhvilluar në 11 lokacione, ndërsa janë konfiskuar 16 mijë euro, 5 vetura, laptopë, dy armë, aparate dhe lojëra të fatit dhe mjetë të tjera me të cilat dyshohet të jenë përdorur”, ka shtuar ai.
Ndërsa togeri, Ekrem Koliqi ka thënë se kanë arrestuar 34 persona për grabitje në rajonin e Prishtinës
“Deri më sot në drejtorinë rajonale të Prishtinës janë arrestuar 34 persona si të dyshuar për një e më shumë raste të grabitjeve ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar dy persona që kanë grabitur një pompë të derivateve në fshatin Sankos të Drenasit ndërsa një person tjetër është në kërkim”, ka thënë ai./Abresh.info
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...