Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj për arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj i cili është arrestuar nga Policia e Serbisë në Merdarë.
Selmanaj u shpreh se ai u nis drejt Italisë për tu gjetur mundësi më të mirë punësimi për shkak të gjendjes së rënduar financiare, shkruan Arbresh.info.
“Informatat e familjarëve janë siguruar jo nga institucionet tona shtetërore por nga avokati i caktuar nga Gjykata e Serbisë, tregojnë se ai po mbahet tashmë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Beograd dhe nga regjimi dhe autoriteti në Serbi po akuzohet kinse për krime luftë gjatë luftës në Kosovë”, tha mes të tjerash ai.
Ai e konsideroi si të papranushme dhe të pakuptimtë, mungesën e përkushtimit maksimal të bartësve të institucioneve të Kosovës për lirimin e Hasanit.
“Për arrestimin e tij është folur nga isntitucionet tona vetëm dy ditë pas arrestimit të tij dhe askush asnjë fjalë dhe asnjë veprim nuk e ndërmorrën. Sot askush nga instucionet tona nuk di për fatin e tij.”, shtoi ai./Arbresh.info/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia