Gjykata e Prishtinës ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarve S. Vllahiu, R. Vllahiu, S. Shalaj, E. Shala dhe H. Amerllahu për veprën penale – importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.
Kështu, Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar që ndaj tyre të caktohej masa e paraburgimit nën dyshimet se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i ikjes të të pandehurve në mënyrë që t’i shmangen organeve të drejtësisë.
Mirëpo, kërkesa e tillë u refuzua pasi që Gjykata pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe dëgjimit të të gjitha propozimeve ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë e mjaftueshme në mënyrë që të sigurohet prania e tyre në këtë çështje penalo-juridike.
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...