Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për arrestimin e zyrtarit korrektues që dyshohet se ndihmoi të ikte nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, Gjorgje Radomiroviqin, i dënuar për vrasje.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuar është N.P, 52 vjeç, shkruan Arbresh.info.
“Pas hetimeve të zhvilluara nga Njësitë e Hetimeve Rajonale në Mitrovicë Veri dhe mbi bazën e informatave të pranuara nga inspektorët e Inspektoratit të Burgjeve, sot më datë 14.08.2025 është arrestuar një (1) zyrtar korrektues, i dyshuar për ndihmë në arratisjen e një personi nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë Veri, më 07.08.2025. I arrestuari është N.P., 52 vjeq. Gjatë arrestimit, të njëjtit i është sekuestruar një telefon mobil si provë materiale. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit te Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...