Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar dje një aksion kundër narkotikëve, gjatë të cilit janë sekuestruar rreth 1 kilogram substancë narkotike dhe dy armë zjarri.
Fillimisht, Prokuroria njoftoi se i dyshuari ndodhej në arrati, por sot ka bërë të ditur se ai është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Arbresh.info se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.
“I dyshuari per rastin e djeshem per rreth 1 kilogram nartkotike dhe dy arme zjarri eshte paraqitur sot ne Stacionin Policor. I dyshuari me urdher te prokurorit do ndalohet per 48 ore, nderkaq brenda afatit ligjor do parashtrohet kerkese per sigurimin e te pandehurit ne procedure penale”, tha ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksion policor në Pejë, policia gjen armë e drogë – I dyshuari në arrati
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...
Foda optimist: Kemi treguar se mund të fitojmë edhe jashtë
QKUK konfirmon vdekjen e të dyshuarës për vrasjen e dyfishtë...
Raportohet se ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfish...