Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Zubin Potok, pasi gjatë një aksioni policor janë gjetur armë dhe municion në dy lokacione të ndryshme.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 11 mars rreth orës 00:55 në fshatin Radosevikë, ku gjatë patrullimit policia ka hyrë në një shtëpi të pabanuar dhe ka gjetur një armë zjarri të tipit AK-47, dy karikatorë – njëri prej tyre i mbushur me 27 fishekë – si dhe dy fishekë gjuetie dhe disa pajisje të tjera ushtarake.
Pas hetimeve fillestare, policia ka arritur të identifikojë pronarin e shtëpisë, i cili dyshohet të jetë i lidhur me armët e gjetura. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje edhe në një shtëpi tjetër të tij në Zubin Potok.
Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë gjetur edhe një armë e gjatë AK-47, katër karikatorë dhe rreth 120 fishekë.
“Fshati Radosevika, Zubin Potok/11.03.2026-00:55. Njësiti policor gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar ka hasur në një armë zjarri AK-47, dy karikator (njëri i mbushur me 27 fishekë) dy fishekë te gjuetisë dhe disa pajisje tjera ushtarake. Lidhur me rastin është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur: një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Enrique: Dallimi i vetëm ishte që ne shënuam tre gola më shu...
Punimet në segmentin Dollc-Zahaq, kompania ka një lutje
Guardiola pas humbjes në Madrid: Shanset për përmbysje janë ...
Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin pub...
Shkatërroi me lëndë plasëse një makinë në Bulqizë, ekstradoh...
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për...