Lajmi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është pasqyruar edhe në mediat greke.
Edhe grekët, ashtu si mediat në Serbi, e kanë trajtuar lajmin me nota nacionaliste duke shprehur shqetësimin se dy shtetet e shqiptarëve kanë në plan të bashkohen në një Shqipëri të Madhe deri në vitin 2025.
“Greek reporter” citon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve nën çatinë europiane.
“Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dore krah për krah si shqiponja dy krenare siç u ka hije”, tha kryeministri Rama në fjalimin ku nuk kurseu as kritikat ndaj ndërkombëtarëve.
“Të mos na tregojnë shumë përralla dhe miqtë tanë europianë, ndërsa Serbinë vazhdojnë e përkëdhelin”.
Mediat në Greqi shkruajnë të shqetësuar se politikanët shqiptarë kanë bërë edhe simbolin e shqiponjës, që konsiderohet si një “simbol i nacionalizmit shqiptar”
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...