Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi sot ka vizituar sot një pjesë të ish krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Arifi pas vizitës në dhomat e specializuara tha se ata ndodhen padrejtësisht në Hagë dhe shtoi se Lugina e Preshevës ka respekt të jashtëzakonshëm për ta.
Ai tha se kjo ushtri është boshti dhe themeli i UÇK-së e pa të cilën nuk do të kishim shtet.
“Konsiderojmë se ata do të lirohen shpejt e të pafajshëm dhe do të kthehen në vendlindjen e tyre. Ata më thanë se janë në paraburgim, por mendojnë pozitivisht për të mirën e kombit dhe kjo më ka dhënë shumë emocione”, tha kryetari i Preshevës. “Ish kryeparlamentari më tha se dertin e Preshevës e kam sikurse dertin e Mitrovicës”, vazhdoi tutje Arifi.
Kryetari i Preshevës deklaroi se eshtë befasuar me me poztivitetin e krerëve që po mbahen në burg dhe i ka mbetur në mendje thënja e tyre.
“Ne gjendemi në burg por prapë besojmë dhe jemi poztiv për të mirën e gjithë kombit”, citoi fjalët e krerëve të UÇK-së.
Kujtojmë se, veç Arifit, krerët e UÇK-së i vizitoi edhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. /arbresh.info/
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...