Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi, ka shkruar se ka adresuar shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Po ashtu, sipas tij, gjatë këtij takimi, është kërkuar ndalimi i procesit të pasivizimit të adresave, që siç shkruan ai, shkel drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore, përcjell Arbresh.info.
“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore. Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!”, shkruan Arifi./Arbresh.info/
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...