Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social.
Ai për Zërin e Amerikës tha se e ardhmja e Luginës së Preshevës varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e taksës të vazhdojë.
Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor.
“Politikisht taksën e kemi përkrah, si mjet politik, por si mjet ekonomik na ka dëmtuar”, tha Arifi.
Arifi, ndër tjera ka shtuar se besojnë në qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin, që të rifillojnë sa më shpejtë dialogun me Serbinë, dhe në tavolinë, pjesë e diskutimeve të jetë edhe Lugina e Preshevës.
“Për neve është me rëndësi që dialogu të fillojë sa më shpejtë. Shpresojmë në qeverinë e re të Kosovës që t’i marrë hapat e duhur. Jo që duam të hiqet taksa, por duam të vazhdojë dialogu e taksa do të jetë në tryezë”, tha Arifi.
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...