Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe (AKS), do të procedohet konform marrëveshjes së Brukselit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin shefi i ekipit negociator nga pala kosovare, Avni Arifi.
Sa i përket vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se për datën e saktë të bisedimeve do të vendos Bashkimi Evropian (BE).
“Asociacioni do të procedohet konform marrëveshjes së Brukselit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kur BE-ja të vendosë datën, atëherë do të ndodhë kjo ”, u shpreh shkurt Arifi.
Ai shtoi se pala kosovare kërkon që të gjitha marrëveshjet nga këto negociata të implementohen.
Ndryshe, institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar edhe zyrtarisht me hapa konkret rifunksionalizimin e ekipit për formimin e AKS-së, hapa këto që i ka mbështetur edhe BE-ja, duke i vlerësuar si mjaft të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
Në një komunikatë për media zyra e BE-së bëri të ditur se Kosova do të ketë katër muaj afat ta përfundojë draftin e AKS-së. /Telegrafi/
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri