Avokati Arianit Koci iu është përgjigjur kritikave të avokatit Besnik Berisha lidhur me atë se a ka të drejtë kreu i LVV-së, Albin Kurti të garojë në zgjedhje.
“Deklaratë kolegiale e përfaqësuesit juridik të qeverisë së rrëzuar”, ka shkruar Koci në Facebook, teksa ka shërndarë lajmin ku e kritikon Berisha.
Besnik Berisha, është i bindur se Arianit Koci ka gabuar në qëndrimin e tij se Kurti mund të garojë në zgjedhje.
Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Koci nuk e njeh këtë fushë mbi të cilën ka dhënë qëndrimin e tij.
Ai me ironi ka thënë se “Arianiti s’din o burrë, nuk e di çfarë student u kanë. Nuk e di a e ka pasë 6 apo 7 për këtë fushën që po e komneton”, ka thënë Berisha teksa ka komentuar analizën e Kocit, rreth asaj nëse i lejohet Kurtit të kandidojë në listën e VV-së pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...