Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në një intervistë për “Infokus Live”, ka zbuluar disa nga emrat e rinj që pritet të jenë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Gruda tha se edhe vetë do të rikandidojë si deputet në këto zgjedhje.
“Po, unë do të jem sërish pjesë e listës së PDK-së për deputet,” u shpreh ai, duke zbuluar disa nga emrat e rinj që PDK pritet t’i prezentojë si pjesë të listës zgjedhore.
“Do të ketë figura të reja, ka pasur goxha shumë interesim nga të rinj dhe personalitete të shumta që të hyjnë në listë. Shpresoj të mos na idhnohen sepse nuk mund të vendosim të gjithë, por pa dyshim do të jetë lista më e mirë në këto zgjedhje,” tha Gruda, duke përmendur edhe Arian Tahirin.
Ndër emrat e konfirmuar, ai përmendi: Arben Mustafa – ekonomist, i doktoruar në Londër.
Besa Kabashi – eksperte e sigurisë.
Arian Tahiri – i cili hyn për herë të parë në garë për deputet.
Gruda theksoi se PDK është duke përgatitur një listë “të fortë dhe profesionale”, që sipas tij do të përfaqësojë më së miri pritjet e elektoratit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...