Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati garon për deputet me listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duke thënë se janë të vendosur se çka duan për Kosovën.
“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij. Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, ka shkruar Haradinaj.
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë