Ndonëse është përmendur largimi nga koalicioni, temë kryesore e takimit të strukturës së AAK-së ka qenë tema e Dialogut sipas Ardian Gjnit.
Pas përfundimit të takimit para medieve nënkryetari Ardian Gjini ka thënë se temë kryesore ishte Dialogu dhe jo largimi nga koalicioni.
“E vetmja pikë që mundet me qenë diskutabile është dialogu. Sot kemi diskutu vetëm për dialogun, e cila është pika më e ndjeshme. Do të ketë raund tjetër në Bruksel. Aleanca nuk ka diskutu sot për dalje nga dialogu, por ka pasur deputetë që kanë dashur të flasin, por nuk ka qenë pikë e rendit të ditës”, tha Gjini
Ndërsa për mos pranin e asnjë nga ministrat e kësaj partie në takimin në Bruksel, Gjini thotë se ka edhe takime të tjera.
” Ka edhe takime të tjera në Bruksel nuk ka qenë vetëm ky takim”./arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje