Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot zyrtarisht ka e marrë mandatin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme me këtë komunë.
Sipas protokollit, pranim – dorëzimi i detyrës është bërë nga nënkryetari i deritashëm i komunës Armend Vokshi.
Nga nënkryetari i deritanishëm, Armend Vokshi, është bërë edhe dorëzimi i raporteve të punës së deritashme të komunës dhe të drejtorive komunale, ku janë të prezantuara të dhënat e projekteve të realizuara, ato që janë në implementim e sipër si dhe ato që janë paraparë të nisin.
Ndërkaq, kryetari i ri, Ardian Gjini, ka falënderuar për punën e realizuar dhe të arritur në katër vitet e shkuara dhe me marrjen e detyrës është shprehur se caqet e tij për katër vitet e ardhshme janë caqe jo personale por caqe në favor të qytetarëve, e kjo sipas tij do të arrihet me ritme pune sistematike, me projekte si dhe me kapacitete të reja.
Kryetari Gjini ka bërë të ditur se me datë 18 dhjetor ka ftuar mbledhjen konstituive të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ku ai si kryetar, si dhe këshilltarët e rijnë të zgjedhur komunal do të bëjnë betimin, e ndërkohë do të bëhet e ditur edhe përbërja e re e qeverisë komunale.
Ardian Gjini mori mandatin e kryetarit të komunës së Gjakovës pas fitores në balotazh ndaj kundër kandidates Mimoza Kusari-Lila, e cila ka qeverisur në mandatin e fundit me komunën e Gjakovës.
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...