Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale si: pajisja me dokumente për gjendjen civile, certifikatën e lindjes, martesës etj.
Nga data 8 korrik, orari i shërbimeve komunale do të zgjatet deri në ora 17:00, në vend të orarit të deritanishëm 08:00–16:00.
Ky ndryshim është ndërmarrë për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora.
Njëri prej tyre është edhe Artan Ramadani, bashkatdhetar nga Gjermania, i cili e vlerëson vendimin, por sugjeron një zgjatje edhe më të madhe të orarit.
“Mirë kishte qenë që ky orar të zgjatej deri në orën 18:00. Nuk ka rëndësi vetëm zgjatja, por edhe që puna të jetë efektive. Pauzat nuk duhet të zgjaten”, deklaroi Ramadani, bashkatdhetar nga Gjermania.
“Kishte qenë më mirë me u zgjatë, por edhe kështu është shumë mirë”, tha ndërkaq një tjetër qytetar.
“Orari i ri i zgjatur përfshin këto sportele: Komuna e Vjetër, Qendra për Shërbime me Qytetarë, Gjendja Civile, Komuna e Re dhe Bashkësia Lokale – Lagjja e Muhaxherëve”
Sipas komunës, kjo masë është ndërmarrë për të siguruar lëshimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe për të lehtësuar pajisjen me dokumente gjatë sezonit veror. Një praktikë e ngjashme është aplikuar edhe në Komunën e Vushtrrisë, ku shërbimet komunale do të ofrohen edhe të shtunave, nga ora 09:00
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...