Hoti tha se opozita nuk e rrëzon qeverinë, përgjigjet Nagavci, duke thënë se ai e di kush ia formoi qeverinë.
Kryeministri Avdullah Hoti mbrëmë tha se opozita nuk mund të rrëzojë qeverinë pasi deri tani asnjëherë në Kosovë, qeveria nuk është rrëzuar nga opozita por qeveritë kanë rrëzuar vetën.
Hotit i është përgjigjur nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci e cila ka thënë se ai e di kush ia ka formuar qeverinë.
“Zoti Hoti e di kush ia ka formuar qeverinë dhe e di që ata që ia kanë formuar qeverinë i përcaktojnë atij sa do të qëndrojë në pushtet”, tha ai.
Nagavci thotë se tashmë është e ditur që Presidenti Thaçi në mesnatë i ka siguruar kësaj qeverie votën vendimtare.
“Është e vërtet që qeveritë në këto dy dekada e kanë rrëzuar vetën për shkak të pazareve të veta”.
Nënkryetarja LVV-së thotë se PDK në Kuvend një kritikë e bënë për qeverinë e shumë të tjera për Vetëvendosjen./orainfo/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin