Arbana Xharra mund t’i hyj garës për kryetare të Gjakovës. ‘Indeksonline’, merr vesh se Partia Demokratike e Kosovës, është duke e menduar kandidimin e Xharës për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
Kësisoj, ish gazetarja do të sfidonte kandidatin e AAK-së, Ardian Gjini dhe Driton Çaushin nga Vetëvendosje.
“Është diskutuar mundësia qe Xharra të jetë kandidate për kryetare të Gjakovës. Poashtu opsion janë edhe dy kandidatë tjerë”, ka thënë një burim i afërt me degën e PDK-së, në Gjakovë.
Dega e PDK-së, në Gjakovë është rritur në vota sidomos pasi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa mori drejtimin e kësaj degë. Kjo parti në vitin 2013 kishte rreth 1600 vota, ndërsa tani PDK në Gjakovë numëron mbi 7000 votues.
Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar fytyra të reja në kandidimin e kandidatëve për kryetar të komunash.
Zgjedhjet komunale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa partitë kanë afat deri të martën qe të dërgojnë emrat në KQZ të kandidatëve për kryetarë të komunave.
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...