Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, përmes së cilës i ka njoftuar gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra Bashkësisë Islame të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit në këtë letër thuhet se Këshilli i Lartë i Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ka nxjerrë një fetva drejtuar të gjithë myslimanëve për ndalesën e kryerjes së haxhit pa leje ‘kjo me qëllim të realizimit të objektivave të së mirës së përgjithshme dhe të mos dëmtimit të haxhilerëve të rregullt’.
Gjithashtu në këtë letër thuhet se ai ka njoftuar se në rast të mos zbatimit të kësaj fetvaje, do të ketë pasoja me gjobë për të gjithë ata që tentojnë të kryejnë haxhin pa leje, si dhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një afat të pacaktuar./Arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...