Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka aprovuar sot kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit për vrasjen e gruas së tij, Naim Murselit për ekzaminimin psikik të tij.
Pas vendimit për aprovimin e kësaj kërkese, trupi gjykues mbylli seancën e sotme, duke bërë të ditur se seancat e radhës do të vazhdojnë më 2 dhe 9 korrik në ora 13:10.
Ndryshe, gjatë seancës së sotme, tre të akuzuarit për planifikim dhe vrasjen e Liridona Ademajt, ndër ta edhe i akuzuari kryesor, ish- bashkëshorti i saj, Naim Murseli u deklaruan rreth fajësisë.
Naim Murseli tha se nësë prokuroria vërteton fajësinë e tij, vetë ai do kërkojë dënim të përjetshëm për veten e tij. Ndërkohë, Kushtrim Kokalla ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa Granit Plava ka vendosur të mbrohet në heshtje/Arbresh.info/
LEXO EDHE
Naim Murseli e Kushtrim Kokalla mohojnë fajësinë, Granit Plava zgjedh heshtjen
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshua...
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...