Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Aposotlova ka vizituar gjatë ditës së sotme katër projekte të financuara nga BE-ja në komunën e Zveçanit, në vlerë prej 2.85 milionë eurosh, raporton portali arbresh.info

Apostolova ka thënë se këto projekte do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Zveçanit.
Ajo është shprehur e lumtur për inaugurimin e sistemit të ujësjellësit që do të përmirësojë cilësinë e ujit, fillimin e ndërtimit të sallës sportive dhe sistemin e trajtimit të ujërave të zeza.
“Përmes këtyre projekteve të rëndësishme BE -ja dëshiron të përmirësojë jetën e fëmijëve, infrastrukturën dhe mirëqenien e qytetarëve të Zveçanit”, është shprehur Apostolova.

Shefja e BE-së në Kosovë është njoftuar për së afërmi me projektet e financuara në vendndërtimin e sallës së re sportive në fshatin Zhitkovc, në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq”, projektin për ndërtimin e sistemit për trajtimin e ujërave të zeza, pranë shkollës “Vuk Karaxhiq”, si dhe projektin e ujësjellësit, pranë ujëmbledhësit në Zveçan./arbresh.info/

Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...