Ministria e Integrimit Evropian dhe Programi për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizuan konferencën për lansimin e fushatës për informim rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zbatimit të saj.
Shefja e Zyrës se BE në Kosovë, Nataliya Apostolova me këtë rast tha se MSA është një gurthemel për ekonominë e Kosovës, e cila krijon vendeve të reja të punës, zhvillon bizneset dhe rritë cilësinë e produkteve në Kosovë.
“Kjo marrëveshje mundëson qasjen e produkteve kosovare në tregun e BE me 500 milionë banorë”, tha Apostolova.
Mirëpo, ajo theksoi se kjo marrëveshje edhe angazhim nga institucionet për pavarësimin e gjyqësorit, ngase ka prona të uzurpuara, lëndë të pa zgjidhura dhe kjo i pengon bizneset dhe minon mundësitë e përfitimit të Kosovës nga MSA.
Ajo ka ripërsëritur se liberalizimi i vizave është i ndërlidhur me dy kritere, demarkacioni dhe krimin e korrupsionin.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se ende nuk është një vit i plotë nga marrëveshja kontaktuale dhe Qeveria është në rregull me planin e zhvillimit në tërësi sa i përket MSA-së.
Në fund u lansua një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve e cila do të zgjatë 5 javë.
Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liver...
Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë–Pr...
Kremlini hedh poshtë spekulimet për ndarje mes Lavrovit dhe ...
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
E rrahu ditën e Bajramit, i dyshuari për vrasjen e dy vëllez...
Bordi i ZRrE miraton disa pika të rëndësishme për licencim d...