Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova tha se në bazë të analizave të këtij raporti për Kosovën, është shënuar progres në disa fusha të caktuara, por që duhet ende punë për t’u bërë.
“Kur bisedojmë për Kosovën raporti jep një reflektim të qarte ku Kosova mbetet duke u bërë anëtare e BE-së. Ky proces është proces i reformave, kemi bërë analiza se ku gjendet Kosova dhe e shohim se Kosova ka bërë progres në disa fusha të caktuara, ne sundim të ligjit, krim te organizuat, por duhet ende përmirësim në Kosovë. Duam ta shohim edhe sundimin e ligjit më transparent. Kosova prezanton një fotografi të përzier në ketë raport” tha Apostolova
Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se në ketë raport veç Qeverisë dhe Kuvendit, përfshihen edhe institucione tjera të Kosovës.
Gjithashtu Hoxha tha se në këtë raport përdoret një gjuhë pozitive për liberalizimin e vizave në Kosovë.
“Raport qe pasqyron dhe është udhërrëfyes për ne. Është një raport për shtetin qe përfshin te gjitha institucionet, qe reflekton gjendjen në Kosovë. Na tregon se cila reformat duhet ti bëjmë me një dinamikë të shtruar. Të gjithë e dinë se duhet të fuqizojmë sundimin e ligjit, ta vazhdojmë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Me këshillin ndërministrorë do dalin me një vendim konkret se cilat vendime duhet t’i zbatojmë. Falënderojmë edhe gjuhën qe ky raport e përdorë për liberalizim të vizave, gjuhë e cila është shumë pozitive” tha ministrja Hoxha
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim