Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së do të fillojë nesër një seri takimesh me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare të PDK-së, Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së, Listes Srpska, Nismës, 6+ dhe grupin e grave.
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane. Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.
Dy takimet e para do të mbahen nesër, më 12 tetor 2017, si më poshtë ndërkaq takimet tjera do të mbahen gjatë javës së ardhshme.
11.00-12.00 Takim me përfaqësuesit e PDK-së
Kuvendi i Kosovës, Dhoma C203 (takimi i hapur për media)
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi
Kryesuesja e Komitetit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu Kodra
Kryesuesja e Komitetit për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha Shala
Kryesuesi i Komitetit për Administratë Publike, Qeverisje lokale dhe media Nait Hasani
13.30-14.30 Takim me përfaqësuesit e Vetëvendosjes
Kuvendi i Kosovës, S2(takimi i hapur për media)
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca
Kryesuesja e Komitetit për legjislacion Albulena Haxhiu
Kryesuesi i Komitetit për arsim Ismaijl Kurteshi
Kryesuesja e Komitetit për shendetësi Besa Baftiu
Kryesuesi i Komitetit për mbikqyrje të agjencisë për intelegjencë Donika Kadaj Bujupi
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media