Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ka mbledhur ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian.
“Është takim i rregullt i Apostolovës dhe nuk ka të bëjë me spektrin politik të Kosovës. Mund të shkojnë në takime tek zyrat e partive, por asnjëherë në takime dypalëshe”, i kanë thënë arbresh.info burime brenda zyrës së BE-së në Kosovë.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, tashmë ka arritur në zyrën e BE-së, raporton arbresh.info.
Kujtojmë se jo shum metra largë objektit të BE-së në Prishtinë, po zhvillohet takimi mes Kurtit e Mustafës për arritjen e koalicionit qeverisës.
Vetëvendosje mbrëmë i kishte ftuar ambasadorët e QUINT-it për të marrë pjës në këtë takim, por siç duket ftesa për ta ishte vetëm mediale./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...