Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha sot se niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Kosovë është një shqetësim për të gjithë.
Këtë deklaratë, Apostolova e bëri gjatë shënimit të Javës mbi Diplomacinë Klimatike me temë kryesore “Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia efiçiente”, shkruan arbresh.info.
Ajo shtoi se një problem tjetër në Kosovës është edhe menaxhimi i mbeturinave.
“Kosova duhet të bëjë ndryshime të mëdha në ambientin e saj. Ne kemi themeluar politikat me disa partnerë tanë kyq në Kosovë. BE-ja ka investuar një numër të madh të mjeteve, 20 milionë euro janë investuar në efiçencën e energjisë. Në Kosovë ka një nivel shumë të madh të ndotjes së ajrit dhe ka probleme dhe me menaxhimine mbeturinave. Mjedisi jonë dhe klima duhet të përfitojnë më shumë në të ardhmen”, tha Apostolova./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1461452047253216/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës