Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalia Apostolova ka lëshuar sot një deklaratë për media në lidhje me zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.
Në deklaratë thuhet se zgjedhjet transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme që ofrojnë një përzgjedhje domethënëse të kandidatëve janë themeli i demokracisë.
“BE-ja pret që të gjithë aktorët e përfshirë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës të respektojnë integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e Apostolovës.
Bashkimi Evropian sipas Apostolovës thekson rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të rekomandimeve të Misionit Vëzhgues të BE-së nga zgjedhjet e kaluara.
“Puna duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen e fundit të arritur në mes të gjitha partive politike në Kuvend”, thuhet në deklaratën e Natalya Apostolovës.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...