Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se Kosova mund ta aplikojë për statusin kandidat për në BE, mirëpo që aplikimi mund të refuzohet.
“Druaj që menjëherë shtetet njohëse ta refuzojnë atë aplikacion. Duhet të flitet me Qeverinë se kur duhet të aplikohet”, ka shtuar ajo.
Apostolova këto komente i bëri në konferencën “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”, e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), raporton EO.
Sipas saj, anëtarësimi në BE nuk do të bëhet me automatizëm vetëm me merita, prandaj siç tha ajo, është i rëndësishëm dialogu Kosovë-Serbi e në veçanti lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Shqipëria e pafat! Polonia i përmbys kuqezinjtë dhe i elimin...
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...