Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve që ta deklarojnë pasurinë deri me datën 31 mars.
Në njoftimin e APK-së thuhet se mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale, përcjell Arbresh.info.
Sipas APK-së, deri me tani 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces
“Procesi i deklarimit të pasurisë ka filluar më 1 mars dhe përfundon më 31 mars. Deri më tani, 6420 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, ndërsa 1714 janë në proces. Apelohen të gjithë zyrtarët që ende nuk kanë përfunduar deklarimin ta bëjnë sa më shpejt, pasi mosdeklarimi sjell pasoja ligjore, gjoba dhe kallëzime penale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës