Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, duke rritur kështu dënimin ndaj të akuzuarit për vrasje, Nikoll Shyti, nga 7 në 11 vjet dënim, transmeton “Arbresh.info”.
“Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket vendimit mbi dënimin, kundër të akuzuarit N.Sh. Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda, e ka dënuar personin në fjalë më njëmbëdhjetë (11) vjet burgim, pasi që e ka gjetur fajtor për veprat penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes se fortë mendore”, nga neni 180 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Mbajtje në pronësi, kontroll , posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 i këtij kodi, si dhe “Lëndim i lehtë trupor’ nga neni 188 i të njëjtit ligj”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Në këtë mënyrë, sipas njoftimit, kolegji penal e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 17.11.2016, sipas të cilit, i akuzuari për të njëjtat vepra ishte dënuar më dënim unik prej shtat (7) vjetësh burgim.
Vendimi për ndryshim të aktgjykimit, sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, ka ardhur, pasi kolegji konstatoj se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana a e shkallës së parë, nuk i përgjigjet shkallës se rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale për të cilat është shpallur fajtor dhe shkallës se përgjegjësisë penale të tij. Prandaj vendosi që t’i shqiptohet një dënim më i ashpër.
Ndryshe, Nikollë Shyti ishte dënuar me 7 vjet burg për vrasjen e Sokol Nrecajt në vitin 2013.
Ai akuzohej për vrasje nën tronditje të thellë mendore të Sokol Nrecajt me një fishek të shkrepur nga pushka automatike.
Sipas aktakuzës, Nikollë Shyti pasi i kishte parë duke prerë dru Sokol Nrecajn dhe djalin e tij Jozefin i kishte urdhëruar ata ta ndalojnë prerjen dhe të gjunjëzohen. Pastaj e kishte goditur me tytë automatiku Jozefin, ndërsa më pas Sokol Nrecajn e kishte qëlluar në kraharor.
Në aktakuzë thuhet se pas shkrepjes së predhave në drejtim të Sokol Nrecajt, Nikollë Shyti me vëllanë e tij Prenin e kishin vendosur të vrarin në qerre, duke e urdhëruar djalin e tij Jozef Nrecaj të niset drejt fshatit Pjetërshan. /Arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...