Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e Qemajl M.ustafës dhe 38 të akuzuarve tjerë.
“Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 30.11.2018, në atë mënyrë që, kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës janë refuzuar, ndërsa procedura tani në këtë çështje juridiko penale, vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Q.M., H.D., V.G.,Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., H.M., F.H.,D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K., Sh.Q.,M..C.-Sh, I.F., B.M., H.I., F.O., H.A., S.Xh., Q.L., E.B., A.M.,N.S., Z.F., A.M. dhe N.J., akuzohen për krim të organizuar, lidhur më veprën penale të shpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Ndërsa B.K., A.P., Rr.H., F.Z., S.I., N.M., M.A., B.G., A.A., dhe A.S akuzohen për veprën penale krim i organizuar lidhur më veprën penale keqpërdorim i autorizimit në ekonomi.
Gjykata e Apelit konstaton se në bazë të shkresave të lëndës, në rastin konkret ka prova të mjaftueshme nga të cilat rezulton dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale në fjalë. Andaj gjykata e shkalles së parë obligohet të vazhdoj më tutje më procedim penal, të administroj provat, e pastaj ta marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm./arbresh.info
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...