Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin, i akuzuar për vrasjen e gruas se tij, Gjyljeta Ukella.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata e Apelit përmes një njoftimi, raporton Arbresh.info.
Më 19 nëntor të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Lajçit, për vrasje të bashkëshortes së tij më 16 prill.
Sipas aktakuzës, vrasja është kryer me dashje brenda banesës ku jetonte çifti.
Sipas aktakuzës, këtë ditë rreth orës 08:00, në banesën e tij në Pejë, i pandehuri me dashje ka vrarë me pistoletë Ukellën. Në këtë dokument tregohet se paraprakisht viktima i ishte nënshtruar edhe dhunës psikike.
Lajçi në dhjetor të vitit të kaluar, nga Gjykata Themelore në Pejë, ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi i gjykatës ishte mirëpritur nga familjarët e viktimës. /Arbresh.info/
Njoftimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt