Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë mos ndezin zjarre në natyrë.
Sipas Policisë së Kosovës, zjarr vënia është vepër penale dhe do të ndërmerren masa ligjore ndaj atyre që ndezin zjarre.
“Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thate dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës KËRKON dhe APELON nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë. Zjarr vënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në apelin e Policisë.
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...