Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për mbetjen në paraburgim të Murat Jashari dhe Avni Llumnicës, si dhe mbetjen në paraburgim të Arsim Ibrahimit.
“ Gjykata e Apelit e Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur me 23.03.2017,e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për të pandehurit M.J. dhe A.Ll. dhe atë të arrestit shtëpiak për të pandehurin A.I. Në këtë mënyrë kolegji i ka refuzuar si të pa pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, te datës 14.03.2017”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Gjykata e Apelit, sipas njoftimit, konstatoi se gjykata e shkalles se parë drejtë ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat e lartcekura, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Murat Jashari, po dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale Hakmarrje në tentativë dhe Mbajtje nën pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve. I dyshuari tjetër, Avni Llumnica për veprën penale Hakmarrje në ndihmë, ndërsa Avni Ibrahimi për Dhënie të ndihmës kryerësve, pas kryerjes se veprës penale.
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...