Gjykata e Apelit e ka liruar nga masa e paraburgimit Granit Elshanin, i akuzuar për rastin e vrasjes në lokalin “City Club” në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e Elshanit, Kosovare Kelmendi.
“Apeli e ka liruar nga masa e paraburgimit Granit Elshanin sot”, tha Kelmendi.
Meqenëse Gjykata Supreme me vendimin e 22 janarit 2025 e ka kthyer në rigjykim te Gjykata e Apelit rastin e Elshanit, i cili ishe dënuar me 24 vite burgim, i njëjti tani do të gjykohet në liri.
Elshani në nëntor të 2024-ës ishte dorëzuar në Polici e më pas ishte dërguar në Qendrën e Paraburgimit. Dorëzimi i tij kishte ardhur pasi Gjykata Themeloren në Gjakovë kishte konfirmuar në shtator 2024 se Elshani nuk është gjetur në shtëpi për t’u dërguar në paraburgim siç kishte vendosur Apeli, meqë rast kishte lëshuar letër-rreshtim vendor.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në maj të vitit 2018, i kishte shqiptuar dënim me 25 vjet burgim, Granit Elshanit. Mirëpo, në tetor 2018, Gjykata e Apelit e kishte anuluar aktgjykimin në fjalë.
Pas transferimit të lëndës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Granit Elshani më 14 mars 2023 është dënuar me 24 vite burgim për akuzën se më 2 janar 2010, në diskotekën “City Club” në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh. Këtë vendim e kishte vërtetuar Apeli, por e ka kthyer në rigjykim Gjykata Supreme.
Por, Gjykata Themelore në Gjakovë, në rigjykimin e dytë më 30 nëntor 2023, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit.
Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, duke e dënuar Elshanin e 24 vite burgi për vrasjen në “City Club” në Pejë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të ngritur më 25 nëntor 2016, Elshani akuzohej se më 2 janar 2010 në diskotekën “City Club”, në Pejë, kishte shtënë me armë zjarri, ku për pasojë i vrarë kishte mbetur B.Sh.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...