Gjykata e Apelit ka aprovuar vendimin e Gjykatës Themelore të 6 prillit, me të cilin vendim i akuzuari për “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë “dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”, Trim Gashi ishte liruar nga të dyja veprat penale, transmeton “Arbresh.info’.
“Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 06.04.2016, sipas të cilit i akuzuari T.G. është liruar nga akuza për veprat penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë”, nga neni 128 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare” nga neni 409 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të këtij kodi”, thuhet në njoftimin e Gjyaktës së Apelit.
Sipas këtij njoftimit, Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është vërtetuar drejtë gjendjen faktike, dhe nuk është shkelur ligji penal./ Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve