Besniku vuan nga sëmundja Leukemia Akute Myeloblastike dhe ai ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit.
Gjendja e tij po përkeqësohet, dhe tani e vetmja dritë shprese është një transplant i palcës së eshtrave në Turqi.
Ky trajtim ka një kosto të madhe, qe arrin shifren 140.000 euro, një barrë që familja jonë nuk mund ta përballojë vetëm.
Njoftim nga familja:
Të dashur miq,
Po ju shkruajmë me zemër të thyer dhe me lot në sy, duke u lutur që ky mesazh të prekë zemrat tuaja, ashtu siç dhimbja ka prekur familjen tonë. Besniku ynë, vëllai ynë, shoku dhe djali i dashur, po lufton me gjithë fuqinë e tij kundër një armiku të pamëshirshëm – Leukemia Akute Myeloblastike.
Prej një kohe të gjatë, ai është nën trajtime të rënda, duke kaluar dhimbje dhe sfida të paimagjinueshme. Kemi shpresuar me gjithë zemër, kemi pritur çdo analizë me frymën mbajtur, kemi numëruar ditët me lutje… por trajtimet nuk kanë dhënë rezultat. Gjendja e tij po përkeqësohet, dhe tani e vetmja dritë shprese është një transplant i palcës së eshtrave në Turqi.
Ky trajtim ka një kosto të madhe, qe arrin shifren 140.000 euro një barrë që familja jonë nuk mund ta përballojë vetëm.
Por Besniku nuk është vetëm! Ai ka ne – ka ju! Ju lutemi, bëhuni pjesë e kësaj beteje për jetën e tij. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më afër shpëtimit të tij.
Të dhënat për kontributin:
NlB- 1708010400249169
Teb- 2011000253291096
Një lutje, një ndihmë, një shpërndarje e këtij apeli mund të bëjë mrekullinë që presim!
Faleminderit me gjithë zemër.

Në Shkodër u përkujtua sot 35-vjetori i demonstratës së parë...
Mbi 1 milion shtëpi pa energji në Ukrainë pas sulmeve ruse
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...